Milani dhe Interi në ‘luftë’ për brazilianin e Atl.Madridit

Dy skuadrat nga Milano, Interi dhe Milani janë gati të futen në garë për shërbimet e brazilianit të Atletiko Madridit, Filipe Luis, njofton ‘Calciomercato’, transmeton ‘infOSport.mk’.

Kontrata e 33 vjeçarit me ekipin madrilen skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ‘jorganxhinjët’ kanë një rregull të çuditshëm që mund ta largojë futbollistin nga  ‘Vandametropolitano’.

Drejtuesit e Atletiko Madridit futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare nuk u ofrojnë kontratë më shumë se një vit, ndërsa kjo nuk e kënaq mbrojtësin e krahut të majtë, Filipe Luis, i cili u rikthye në identitet pas largimit nga Çelzi dhe rikthimit te skuadra spanjolle.

Pikërisht paraqitjet e mira të Filipe Luis, kanë zgjuar interesimin e drejtuesve të dy skuadrave milaneze, që kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes.

Leave a Reply