Gjatë ditës së djeshme Borusia e Dortmundit mundi Verder Bremenin me rezultatin 2:1, duke arkëtuar edhe 3 pikë të reja, që u mundësuan atyre të shpallen kampion vjeshte, edhe atë dy xhiro para përfundimit të gjysëmsezonit në Bundesligë, njofton ‘infOSport.mk’.
Është ky një lajm i mirë për klubin nga ‘Sinjal Iduna Park’, pasi çdoherë kur ‘milionerët’ janë shpallur kampion dimri, ata kanë arritur që të kurorëzohen në fund edhe me trofeun e kampionit.
🍂🏆 Herbstmeister! #BVB will be the best team in Germany at the end of the first half of the #Bundesliga season. pic.twitter.com/9xgn3xQBUw
— DW Sports (@dw_sports) December 15, 2018
Ashtu ndodhi gjatë sezoneve 1994/95, 1995/96 dhe 2010/11. Gjatë vitit 1995 Dortmundi me Otmar Hicfilldin në krye e mbylli sezonin me 1 pikë më shumë se Verder Bremeni, ndërsa vitin e ardhshëm sërish me Hicfilldin në krye, ‘milionerët’ kishin përfunduar të parët në tabelë me 6 pikë dallim ndaj skuadrës së dytë në renditje, Bajern Munih.
Gjatë vitit 2011-të skuadra e Jurgen Klop ishte shpallur kampion, duke lënë pas vetes Bajer Leverkusenin me 7 pikë më pak.
Dortmundi edhe sezonin e ardhshëm, 2011-2012 ishte shpallur kampion, mirëpo atë edicion ishte Bajerni i Munihut që ishte shpallur kampion dimri. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, Borusia e Dortmundit jo që kompensoi pikët e pjesës së parë të kampionatit, por edhe i’a doli të krijojë plotë 8 pikë epërsi në fund të sezonit ndaj skuadrës ‘bavareze’.