Siti mund Evertonin dhe merr kryesimin përkohësisht në Premierligë (VIDEO)

Mançester Siti ka shënuar fitore 3:1 ndaj Evertonit në ndeshjen e parë të javës së 17-të në Premierligë, njofton ‘infOSport.mk’. Me këtë fitore ‘citizens’ rikthehen përkohësisht në pozitën e parë në renditje, duke zbritur nga piedestali Liverpullin e Xherdan Shaqirit, që nesër në ‘Enfilld Roud’ do të përballet me rivalin e përbetuar Mançester Junajtedin.

Gabriel Zhesus (22′, 50′) realizoi dy gola, ndërsa Rahim Sterling (69’) shtoi një tjetër për fitoren e 14-të sezonale të Sitit, që tashmë me 44 pikë mban pozitën e parë në renditje, duke lënë pas Liverpullin me 42 pikë.

Dominik Kalvert Levin (65’) shënoi golin e vetëm për mysafirët, të cilët krijuan shumë raste shënimi, mirëpo Riçarlison dhe Teo Uolkot nuk arrinin dot të gjenin golin e Ederson.

Leave a Reply