Skuadra japoneze e Kashima, do të jetë kundërshtarë i Real Madridit në Botërorin e Klubeve, pasi sot në ndeshjen çerekfinale me rezultatin 3:2 mundën ekipin meksikan të Guadalahara.
Para dy viteve Kashima shumë pak mungonte të surprizojë Realin e Madridit në ndeshjen finale. Në atë përballje ‘samurajët’ luajtën një ndeshje më shumë se solide, duke humbur në fund vetëm pas vazhdimeve. Nga ajo ndeshje mbahet mend edhe ai momenti, kur arbitri kryesor edhe pse deshi të nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi i tij, dhe të ndëshkojë Serhio Ramosin, një gjë të tillë nuk bëri, pasi nuk morri guximin që të përjashtojë nga lojoa kapitenin e ‘mbretërve’, i cili veçmë kishte një kartonë të verdhë që më herët.
Sa i përket takimit të sotëm midis Kashimas dhe Guadalaharas, i njëjti nisi shumë më mirë për ekipin meksikan, të cilët kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me anë të Anhel Saldivar, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë fati ua ktheu shpinën atyre, pasi vetëm shtylla ua mohoi edhe golin e dytë.
Këtë më së miri e shfrytëzoi skuadra japoneze gjatë pjesës së dytë, kur falë golave të shënuar nga Riota Nagaki (49’), Serzhinjo (69’ – pen.) dhe Hiroki Abe (84’) riktheu ndeshjen në favorin e saj, ndërsa fare në fund, Guadalahara falë autogolit të shënuar nga Leo Silva, që i parapriu një penalti e humbur nga skuadra meksikane, zbuti rezultatin në 3:2, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Reali i Madridit dhe Kashima do të përballen me datë 19 dhjetor në Abu Dabi.