Pepe gati për ti thënë lamtumirën Beshiktashi!

Pepe dhe Beshiktashi janë pranë divorcit. Mbrojtësi portugez brenda pak ditësh pritet të largohet nga skuadra turke, te e cila erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e Realit të Madridit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Pepe është i vendosur të largohet nga skuadra gjigande turke e Beshiktash, për të cilën skuadër brenda kësaj periudhe zhvilloi 52 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola.

Pepe është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, ndërsa emri i tij gjithashtu lidhet me një rikthim të mundshëm në vendlindje.

Portugezi thuhet se të hënën që vjen do të paketojë valixhet dhe do të largohet nga Stambolli, ndërsa shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet edhe klubi i tij i ardhshëm.

 

Leave a Reply