Plotë 4 javë do të zgjasë afati kalimtarë i dimrit në futbollin tonë vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, thonë se merkatoja e dimrit do të startojë me 15 janar të vitit të ardhshëm, dhe i njëjti do të zgjasë deri me 11 shkurt 2019-të.
Deri në këto momente ka vetëm disa largime nga skuadrat elitare, përfshirë këtu Rabotniçkin dhe FC Shkupin, mirëpo jo edhe afrime të reja, edhe pse një ndër emrat që lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra nga Çairi, është ai i Alen Jasharovskit, i cili ka përfunduar qëndrimin e tij te skuadra e Prishtinës.
Mbetet të shihet se si do të reagojë para së gjithash skuadra kampione e stinorit vjeshtorë, Shkëndija, që me buxhetin që posedon mund ti lejojë vetes edhe ndonjë transferim të ri gjatë kësaj merkatoje, mirëpo duke mos harruar këtu edhe Rabotniçkin, nga e cila skuadër janë larguar disa futbollistë.