Shtutgarti morri një fitore shumë të rëndësishme në përballjen e javës së 15-të ndaj Hertës së Berlinit, mirëpo festa e tyre në fund u shndërrua në zi, pas lajmit që morrën nga kjo skuadër. Babai i kapitenit të tyre, Kristian Gentnet kishte ndërruar jetë teksa po ndiqte ndeshjen në fjalë nga tribunat e stadiumit ‘Mercedez Benz Arena’.
Herbert Gentner papritmas ishte sëmurë në tribunat e stadiumit, ndërsa edhe përkundër ndihmës së dhënë nga ana e mjekëve, ai nuk kishte mundur të jetoj dot.
Vërtetë një rast i rëndë, në veçanti për kapitenin e Shtutgartit, Kristian Gentner, të cilit i shprehën ngushëllime nga tabori i klubit të tij, pjesë e së cilës është tashmë plotë 8 vite.
Ndryshe Shtutgarti në këtë ndeshje edhe përkundër disavantazhit që kishte gjatë 45 minutave të para, në fund falë dy golëshit të ish reprezentuesit gjerman, Mario Gomez shënoi fitore me rezultatin 2:1.