Borusia Dortmundi dy javë para përfundimit të gjysëmsezonit në Bundesligë, ka arritur që të sigurojë titullin e kampionit të dimrit, pasi tashmë ka plotë 9 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Borusia Menhengladbah dhe Bajern Munih, njofton ‘infOSport.mk’.
Skuadra e trajnerit Lusien Favre sonte para tifozëve të vetë në ‘Sinjal Iduna Park’ me rezultatin 2:1 mundi Verder Bremenin e Milot Rashicës, i cili ishte startues, ndërsa u zëvendësua vetëm në minutën e 73-të nga ana e Osakas.
Pako Alkaser në minutën e 19-të kaloi në epërsi Dortmundin, për të cilën skuadër në minutën e 27-të Marko Rojsh realizoi edhe golin e dytë. Golin e vetëm për mysafirët dhe më të bukurin të këtij takimi, e realizoi Maks Krushe në minutën e 35-të, kur me të djathtën e tij nga jashtë zonës lëshoi një proektil të vërtetë që përfundoi në rrjetën e portierit, Burki.