Skuadra e Atletiko Madridit ka shënuar fitore 3:2 në transfertën ndaj Valjadolidit në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’.
Ishte kjo vetëm fitorja e dytë për ekipin e Diego Simeones gjatë këtij sezoni në ndeshjet si mysafir në elitën e futbollit spanjoll. Fitorja e vetme deri në këto momente daton nga data 22 shtator, kur në fakt Atletiko Madridi kishte mundur Getafen, në një nga paralagjet e Madridit.
Fitorja e sotme ndaj Valjadolidit ishte e para jashtë Madridit, ndërsa falë saj Atletiko Madridi u barazua me pikë në krye të tabelës së klasifikimit me Barcelonën, që të dyja skuadrat me nga 31 pikë.
3⃣0⃣0⃣ MATCHS en #LaLiga ! 🙌⚽
🇫🇷🔝 @AntoGriezmann 🔝🇫🇷 pic.twitter.com/Yhzll8IJtZ
— LaLiga (@LaLigaFRA) December 15, 2018
Hero i ‘jorganxhinjëve’ në këtë ndeshje ishte Antuan Grizman, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të 300-të në La Liga. Francezi realizoi dy gola (45 – penaltia dhe 78’), ndërsa goli tjetër për mysfairët mbanë firmën e kroatit Nikolla Kaliniç.
Për Valjadolidin shënuan Fernando Kalero (57’) dhe Saul (63’ – autogol).