Skuadra e Kit Go stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Lindje e mbylli në pozitën e katërt, duke bërë që ambiciet e këtij klubi të rriten ndjeshëm për pjesën e dytë të kampionatit, njofton ‘infOSport.mk’.
Nga tabori i Kit Go shpresojnë se me disa përforcime të denjta, mund t’ia arrijnë qëllimit, të paktën të ndalen në pozitën e dytë, që aktualisht mbahet nga Tikveshi, skuadër kjo që ka 3 pikë më shumë se ata.
Kësisoj sot drejtuesit e skuadrës nga Pehçeva kanë arritur që të bëjnë për vete, tashmë ish sulmuesin e Trepça ’89, Antonio Bujçevski, i cili verën e kaluar nga rradhët e Sileksit ishte transferuar te skuadra mitrovicase.
Bujçevski nuk arriti që të ambientohet aq mirë te skuadra e Superligës kosovare, për të cilën gjatë stinorit vjeshtorë luajti në vetëm 4 ndeshje, duke realizuar një gol në atë përballje ndaj KEK-ut.
28-vjeçari Bujçevski ndryshe gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, përveç fanellës së Sileksit, ka veshur edhe atë të Vardarit, Renovës, Pelisterit, Metalurgut, Teteksit dhe EuroMilkut, transmeton ‘infOSport.mk’.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Bujçevski e ka kaluar te Pelisteri, te e cila skuadër njëherit edhe ka filluar karrierën e tij futbollistike, ndërsa në elitën e futbollit vendor numëron gjithsej 101 ndeshje, ku ka realizuar edhe 18 gola.