Agim Ibraimi me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Domzhales edhe në vitin 2019-të. Ish reprezentuesi i Maqedonisë te kjo skuadër u transferua shtatorin e vitit 2017-të si futbollistë i lirë, pasi prishin kontratën me Astanan, mirëpo edhe pse erdhi me shumë bujë, ai nuk arriti ti përsëris ato paraqitje që bënte me Mariborin, me të cilën skuadër plotë 4 herë ishte shpallur kampion.
Kontrata e tij me Domzhalen i përfundon në fund të këtij viti, ndërsa e njëjta, sipas asaj që shkruan ‘ekipa24.si’ nuk do të zgjatet.
Drejtuesit e Domzhales nuk kanë qenë të kënaqur nga performanca e Ibraimit, i cili në anën tjetër ka mbetur i pakënaqur me minutazhin e dhënë.
30-vjeçari Ibraimi brenda 15 muajve të kaluar me Domzhalen, ka regjistruar 43 paraqitje dhe 6 gola të shënuar.