Mbretërit e Europës, Real Madridi kanë përjetuar disfatën më të rëndë në ndeshjet si vendas në historikun e Ligës së Kampionëve, pasi sonte në ‘Bernabeu’ u mundën nga CSKA-ja e Moskës me rezultatin 0:3.
Edhe pse tifozët ‘madrilen’ prisnin një ndeshje të bukur dhe pa shumë ngarkesë nga ana e futbollistëve të tyre, duke pasur parasysh se që më herët kishin siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi futbollistët e tyre në fund u turpëruan nga skuadra ruse, që pavarësisht fitores përfundoi në pozitën e fundit të grupit B.
Gjëja e vetme pozitive te ‘mbretërit’ sonte ishte i riu brazilian, Vinicius Zhunior.
Ndryshe golat për skuadrën ruse mbajnë firmën e futbollistëve si Çalov (37’), Shenikov (43’) dhe Sigurdson (73’).