Sejdini në Katar: Besoj se në këtë samit të sillen vendime që janë pozitive për futbollin

Prej 11 deri më 13 dhjetor në Doha të Katarit mbahet samiti i FIFA-s në të cilin marrin pjesë edhe u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski.

Udhëheqësia e FFM-së bashkë me anëtarët tjerë të delegacioneve të pranishme në Doha dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që udhëhiqet nga njeriu i parë, Xhani Infantino, ditët në vijim do të diskutojnë për një sërë çështjesh të rëndësishme, ndërsa në mesin e temave më të rëndësishme është mundësia për zgjerimin e numrit të pjesëmarrësve në Kupën e Botës për klube, pyetje në lidhje me futbollin e femrave, si dhe diskutime në lidhje me implementimin sa më efikas të sistemit VAR.

“FIFA egziston për të promovuar lojën e futbollit, të mbrojë integritetin e saj dhe të mundësojë kushte garimi të barabarata për të gjithë. Në këtë samit besoj të sillen vendime dhe zgjidhje përmes propozimeve dhe ideve konstruktive, të cilat në të ardhmen do të kenë ndikim shumë më të madh dhe pozitiv në sfera të ndryshme të shoqërisë. Kyçe për ne, me gjasa edhe për asosiacionet tjera është ajo që kemi mundësi të bisedojmë dhe të sqarojmë ndryshimet me të cilat gjithë përballemi, të japim propozime dhe me partnerët tanë të kërkojmë zgjidhje më të mira për çështjet që na tangojnë”, thotë u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

 

Leave a Reply