Holandezi Arjen Roben do të humbasë ndeshjen e së mërkurës ndaj Ajaksit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Emri i tij nuk bënë pjesë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj skuadrës holandeze, ndeshje kjo e vlefshme për grupin ‘E’.
Roben ka përfunduar jashtë fushave për shkak të një dëmtimi por ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij.
Bajerni i Munihut dhe Ajaksi kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit, ashtu që ndeshja e së mërkurës që do të zhvillohet në Amsterdam pritet vetëm të konfirmojë se cila prej skuadrave do të përfundojë në pozitën e parë, që aktualisht mbahet nga skuadra ‘bavareze’ me 13 pikë, dy më shumë se Ajaksi.
Kësisoj në fazën sulmuese te skuadra e Bajernit në ndeshjen ndaj Ajaksit pritet të paraqitet treshja, Koman, Riberi dhe Gnabri.