Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta rikthimin në Spanjë e ka shfrytëzuar për të vizituar ish klubin e tij, Barcelonën.
“Ylli” 34-vjeçar u takua me Lionel Messin dhe ish shokët e tij të skuadrës një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Totenhamit, ndeshje kjo që në program është sonte.
“Ditë të veçantë për t’u ribashkuar me ish-shokët e mi”, ka shkruar Iniesta në Tëitter.
Pas 16 sezoneve të kaluara në ‘Kamp Nou’, Iniesta u largua nga Barcelona për t’u transferuar tek ekipi japonez i Vissel Kobe.