Bundesligës iu shtua edhe një talent shqiptarë

Numri i talentëve shqiptarë në Bundesligën gjermane të futbollit vetëm po shtohet. Pas Meritan Shabanit, Elvis Rexhebeçaj dhe Florent Musliut, futbollistë këta që janë në moshë të re, së fundi në kampionatin elitarë gjerman ka debutuar edhe Leon Dajaku, shkruan ‘albinfo.ch.’.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 17-vjeçar, që ka lindur në Ëaiblingen të Gjermanisë, derisa familja e tij është me origjinë nga Kosova.

Sulmuesi shqiptar që mbron ngjyrat e Shtutgartit në ndeshjen e fundit ndaj Borusia Menhengladbahut u aktivizua në minutën e 75-të, mirëpo duke mos mundur dot të ndihmojë skuadrën e tij, e cila në fund pësoi disfatë 3:0.

Shqiptari 17-vjeçar i është bashkuar skuadrës A të Shtutgartit për pjesën e mbetur të sezonit, duke parë që alternativat në sulm te skuadra nga ‘Mercedes Benz Arena’ nuk janë të shumta.

Dajaku konsiderohet si një nga futbollistët më premtues te skuadra gjermane dhe në përgjithësi në futbollin gjerman, duke e dëshmuar veten edhe me paraqitjet e tij me Kombëtaren U17 të Gjermanisë, për të cilën në 14 ndeshje ka regjistruar 3 gola, ndërsa gjithashtu numëron një paraqitje edhe me Kombëtaren U18 të Gjermanisë.

 

 

Leave a Reply