U.D president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, prej sot deri të premten do të qëndrojë në vizitë pune në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku do të marrë pjesë në Kongresin e rradhës të FIFA-s.
Përveç Sejdinit pjesë e delegacionit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë është edhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski.
Në këtë Kongres të FIFA-s do të flitet për Ligën Botërore të Kombeve, pastaj për rritjen e numrit të ekipeve në kuadër të Botërorit për Klube, si dhe për përvojën me sistemin VAR.