Një incident i tmerrshëm rreth orës 14:00 të ditës së sotme ka ndodhur në kryqëzimin mes rrugës Potenza dhe Luini, në qytetin italian të Torinos, e ku të përfshirë ishin edhe disa futbollistë të ekipit Primavera (ekipi i të rinjëve) të Juventusit.
Makina që është përplasur me patrullën e policisë, me dy agjentë në bord, ishte një ‘Mercedes Coupe’ që transportonte futbollistët e rinj të ‘Zonjës së Vjetër’.
Makina e policisë është përmbysur pas përplasjes së fortë, ndërsa agjentët ndodhen në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka pasur edhe ambulanca të ndryshme, që kanë transportuar në spital edhe futbollistët e rinj të Juventusit, teksa tre prej tyre kishin marrë plagë të lehta.