Real Madridi po rrezikon të humbas mesfushorin e talentuar, Markos Ljorente, i cili po kërkon largimin nga rradhët e Realit të Madridit.
Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutazhën që po merr te skuadra ‘madrilene’, ndërsa me të mësuar dëshirën për largimin e tij nga ‘Santiago Bernabeu’, Liverpulli dhe Arsenali janë aktivizuar, duke dëshiruar që të transferojnë këtë talent, i cili këtë edicion me Realin e Madridit ka zhvilluar gjitsej 6 ndeshje, 3 prej të cilave në LaLiga.
Spanjolli është takuar me Santiago Solarin, duke i zbuluar dëshirën e tij për tu larguar, ndërsa mbetet të shihet nëse drejtuesit ‘madrilen’ do e shesin atë, apo ndoshta do e japin në formë huazimi.