Dele Alli e konsideron Lionel Messin si “lojtarin më të mirë në botë dhe një gëzim për ta parë”, por thotë se “Tottenham nuk e ka frikë Barcelonën”, sepse edhe skuadra ‘katalunase’ është njerëzore dhe të gjithë bëjnë gabime.
Gjigandët e La Ligas janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa të besuarit e Maurisio Poçettino luftojnë me Interin për vendin e dytë në grup.
Sulmuesi anglez, Dele Alli, në prag të këtij takimi ka thënë se ka respekt të veçantë ndaj Messit, pasi për të ai është futbollisti më i mirë në Botë: “Messi është një lojtar i pëlqyer nga shumica, për shkak të asaj që ka arritur në karrierën e tij. Për mua është lojtari më i mirë në botë. Eshtë një gëzim për ta parë. Për të qenë i sinqertë, megjithatë, nuk jam shumë i shqetësuar për atë që ‘katalunasit’ bëjnë me lojtarët e tyre”.
Një ndër futbollistët më të mirë të Totenhamit, Dele Alli flet me shumë vetëbesim në prag të sfidës me Barcelonën në ‘Kamp Nou’, duke besuar se në fund ata mund të sigurojnë fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëe.
“Ne, patjetër do të shkojmë me besim në transfertën me Barcelonën. E dimë se do të jetë e vështirë, por edhe katalanasit janë njerëzorë, si të gjithë, edhe ata bëjnë gabime. Do t’i ndëshkojmë, nëse japim gjithçka kemi. Barcelona është një nga skuadrat më të mira në botë, por ne do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin. Mendoj se jemi gati. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por këto janë lojërat, në të cilat dëshironi të jeni e ta tregoni veten. Kush nuk do të donte të luante kundër njërit nga ekipet më të mira në botë dhe disa prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. Ju doni të sfidoni veten në kësi sfidash. Ne po shkojmë atje me mentalitetin që mund të fitojmë, prandaj duhet të besojmë” – u shpreh Dele Alli.