Pep Guardiola i ka vënë syrin super talentit turk të Romës, Xhengiz Under. Ky i fundit pëlqehet shumë nga ana e strategut spanjoll të Mançester Sitit, drejtuesit e së cilës skuadër vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Romën që zotëron kartonin e futbollistit.
Pep Guardola e do me çdo kusht 21-vjeçarin turk, edhe atë që në merkaton e janarit, ndërsa drejtuesit e ‘citizens’ për të bindur homologët e tyre të Romës, janë të gatshëm të ofrojnë shumën e 56 milion eurove që Xhengiz Under të veshë fanellën e tyre.
Gjithsesi kjo shumë mund të mos mjaftojë për të bindur ‘verdhekuqtë’, të cilët po insistojnë në një kontratë të re me futbollistin e talentuar turk, të cilën ende nuk e kanë gjetur, duke pasur parasysh mos gatishmërinë e Under për të vazhduar edhe për shumë vite me Romën.