Skuadra e Ballkanit, ku luan edhe sulmuesi maqedonas, Borçe Manevski, e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:0 dhe është kualifikuar për në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, por jo gjithçka ka shkuar si duhet në këtë ndeshje të zhvilluar në Therandë, aty ku prezent ishin edhe tifozët e Gjilanit.
Pas përfundimit të ndeshjes kishte ardhur deri te një përleshje mes tifozërive, me ç’rast policia kishte qenë e detyruar që të përdor edhe sprej, ndërsa më pas kishte arrestuar dy tifozë të skuadrës së Gjilanit.