Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e fundit të javës së 15-të ndaj Torinos, duke mos shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga Lacio që të shkëputet në renditje, pas atij barazimi të ‘lacialëve’ të shtunën ndaj Sampdorias.
Milani dhe Torino sonte në ‘San Siro’nuk arritën që të shënojnë asnjë gol, duke mbajtur gjatë gjithë takimit në ankth tifozët e tyre, në veçanti ata ‘kuqezi’, të cilët me siguri se nuk e prisnin një rezultat të këtillë.
Dhe në fakt rastet para portës së Sirigu nuk munguan, pasi ato ishin me bollëk të krijuara nga ana e ‘milanezëve’, të cilët vazhdojnë të mbajnë pozitën e katërt në renditje, mirëpo me vetëm një pikë më shumë se Lacio e vendit të 5-të.
Në anën tjetër Torino i ndjek nga pas në pozitën e 6-të me 22 pikë të tubuara.