Në qytetin e Ohrit sot është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Si pikë kryesore në këtë seancë të Kuvendit ishin zgjedhjet për presidentin e ri të FFM-së, me çka numri një i ardhshëm i këtij institucioni do të mund të jetë kandidat i cili nuk është delegat në Kuvend. Me këtë, FFM hapi mundësinë që presidenti i ardhshëm të jetë një person që aktualisht nuk është aktiv në federatë, por që ka lënë shenjë në futbollin vendor në të kaluarën dhe ka ende një bazë nga një Asociacion i Futbollit Komunal.
Këto ndryshime në Statutin e Federatës u miratuan me vendim unanim të të gjithë delegatëve të pranishëm, 88 nga 96 që janë pjesë e Kuvendit të FFM-së. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është që të lehtësoj procesin e emërimit të zgjedhjes së presidentit të ri, i cili gjithashtu nuk duhet të jetë më i vjetër se 67 vjet. Me këtë automatikisht bie nga gara e konkurimit Hari Haxhi Risteski. Kuvendi i ardhshëm i FFM-së do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm. Kujtojmë që pas tërëhqjes së Ilço Gjorgjioskit, në krye të FFM-së si ushtrues detyre është Muhamed Sejdini.