Lionel Messi, për shumë kë është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, ndërsa një konstantim të tillë ai ka forcuar me paraqitjen e tij të fundit kundër Espanjollit.
Argjentinasi ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm, i pandalshëm dhe i pagabueshëm në ndeshjen ndaj rivalëve lokal, ndaj të cilëve shënoi dy gola në atë fitore 4:0 të Barcelonës.
Të dy golat ndaj Espanjollit, Lionel Messi i realizoi nga gjuajtjet e lira, duke vendosur kështu një rekord të ri gjatë karrierës.
Me këto dy gola, Messi ka arritur në shifrën e 19 golave të shënuar në 4 vitet e fundit, direkt nga gjuajtjet e lira, duke lënë pas vetes Juventusin që në këtë periudhë ka shënuar 18 gola.
Shumë pas tyre me nga 13 gola të shënuar nga gjuajtjet e lira renditen Real Madridi, Lioni, Roma dhe Bajern Munihu, ndërsa Sampdoria, Monako dhe PSZH kanë shënuar nga 12 të tillë.
Ndërsa skuadrat gjigande europiane që në këtë aspekt janë shumë më poshtë se Lionel Messi, janë edhe Çelzi, Liverpulli dhe Milani, që kanë shënuar në 11 raste nga gjuajtjet e lira.