Mohamed Salah ka bërë një gjest të madh pas fitores 4:0 të Liverpulit ndaj Burnmuthit, duke ia dhuruar çmimin “Lojtari i Ndeshjes” shokut të tij të skuadrës Xhejms Millner i cili zhvilloi ndeshjen e 500-të në Premier Ligën Angleze. Protagonist në këtë përballje ishte ylli egjiptian Salah i cili realizoi het-trik duke arritur në kuotën e dhjetë golave në kampionat, ndërsa pas ndeshjes iu dorëzua çmimi si “Lojtari i Ndeshjes”.
Megjithatë, Salah befasoi të gjithë duke mos e pranuar këtë çmim dhe duke ia dhuruar bashkëlojtarit të tij, anglezit, Miller. “Ai e meritoi sot” ka thënë Salah pasi refuzoi të pranojë çmimin dhe iu dhuroi Millnerit.