Dyshja sulmuese e Liverpullit, Divok Origi dhe Daniel Starixh mund të përfundojnë tek Milani. Që të dy kanë bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit të Liverpullit, mirëpo pavarësisht kësaj, e ardhmja e tyre është e dyshimtë tek klubi anglez.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka kthyer vëmendjen tek skuadra e Jurgen Klop pas dështimit për transferimin e Zlatan Ibrahimoviçit.
Origi ka nisur të luajë së fundmi për Liverpullin, derisa Starixh ka 14 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.