Roma bën “harakiri” në transfertë me Cagliarin, ku ishte shumë pranë fitores, por doli nga sfida vetëm me një pikë, edhe pse kryesonte me dy gola. Por nuk është thjesht rezultati që vë para përgjegjësisë futbollistët verdhekuq dhe trajnerin Di Frncesco. Golin e e rezultatit përfundimtar 2-2 kryeqytetasit e pësuan në limitet e kohës shtesë dhe me dy lojtarë më shumë se kundërshtari.
Cristiante dhe Colarov i dhanë epërsinë e dyfishtë Romës në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 84-t, Ionita hapi ndeshjen pas një këndoreje, ndërsa në minutën e 5-të shtesë, vetëm pak çaste pasi Cepittelli dhe Srna ishin ndëshkuar me karton të kuq, për sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarëve, Sau i shërbyer nga Ionita, i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes duke shënuar golin e barazimit.