Çezare Prandeli është trajneri i ri i Xhenovës në të cilën skuadër militon edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev. Prandeli vjen si zëvendësues i Ivan Juriqit, me këtë të fundit që u shkarkua mbrëmë pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga skuadra e Ligës së Tretë, Entela.
Prandeli është trajner i njohur dhe ma karrierë të mirë, pasi në të kaluarën ka udhëhequr edhe përfaqësuesen e Italisë, ndërsa ka drejtuar klubet si Atalanta, Leçe, Verona, Venecia, Parma, Roma, Fiorentina, Valencia, Gallatasaraj e Al-Nasr. Xhenova pas 14 xhirove në Seria A, renditet e 14-ta me 15 pikë të tubuara, ndërsa këtë fundjavë do të luaj me Spalin në shtëpi.