Futbolli është një lojë që luhet më së shumti për tifozët. Ata jetojnë më pasionin që të jenë të gatshëm të shikojnë edhe një ndeshje tjetër në jetën e tyre, ata e dashurojnë, japin çdo gjë për këtë sport. Nuk kanë fund surprizat në prag të super finales midis Boka Xhuniors dhe River Plejt.
Një tifoz i Bokas, i cili quhet Kristian, ka udhëtuar nga një “cep” i globit në tjetrin, për të mbështetur nga afër ekipin e zemrës së tij.
‘Në të njëjtën ditë kur nuk ishte bërë zyrtare që ndeshja do të luhej në ‘Bernabeu’, preva biletën. Isha i shqetësuar derisa çdo gjë të bëhej zyrtare, u largova nga shtëpia ku jetoja, u ndava nga e dashura dhe e lashë punën të shkoja të shikoja ndeshjen’– u shpreh tifozi argjentinas.
Joakin është rasti tjetër. Nga fundi tjetër i botës, më saktësisht nga Sidnej, na tregon situatën e tij teksa shprehet: ‘Dy muaj më parë arritëm në Sidnej, krijuam filialin atje, mblodhëm shumë njerëz, u mblodhëm së bashku për të ngrënë, për të parë lojërat. Kam kaluar nga Australia në Kore, 18 orë ndalesë dhe pastaj në Madrid’.
Ky pra është futbolli, nuk mund të jetosh dot pa të.