Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur sulmuesi më i mirë në botë, duke lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Kylian Mbapen, në përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë të bërë nga ekspertët e rrjetit ESPN, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë në botë në pozitat e caktuara.
Kështu Lionel Messi u zgjodh më i miri në repartin e sulmit, duke lënë pas vetes Kristiano Ronaldon dhe francezin, Kylian Mbape, teksa pas tyre u renditën Eden Hazard i Çelzit dhe Antuan Grizman i Atletiko Madridit.
Sa i përket portierit më të mirë, ekspertët e rrjetit ESPN janë vendosur për spanjollin e Mançester Junajtedit, David De Gea, bashkëkombasi i tij Serhio Ramos ishte përzgjedhur si mbrojtësi më i mirë, teksa fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modriç është shpallur si mesfushori më i mirë nga ESPN.