Blerja e Kristiano Ronaldos ishte vetëm fillimi. “Zonja e Vjetër” përveç në futbollin italian, kërkon të dominojë edhe në Europë, por për të bërë një gjë të tillë pa dyshim se në skuadër duhet të ketë më të mirët.
Kësisoj Juve po mendon rikthimin e Poll Pogba në Torino, ndërsa me ‘bardhezinjtë’ lidhet ngushtë edhe dyshja madrilene Marselo dhe Isko.
Emri i katërt, por jo për nga rëndësia, është ai i qendërmbrojtësit të ri të Ajaksit, De Ligt.
Juventus është vënë prej muajsh në gjurmët e19-vjeçarit dhe duket se është në avantazh ndaj konkurrencës falë agjentit të mirënjohur, Mino Raiola.