Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Denis Suarez, nuk është i lumtur te ‘katalunasit’ dhe po mendon largimin e tij nga ‘Kamp Nou’.
24-vjeçari ka luajtur vetëm 10 minuta në këtë sezon me përjashtim të Kupës së Mbretit, kur në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales kundër Leonesa shënoi dy gola në atë fitore 4:1.
‘Nuk jam i lumtur, sepse nuk luaj dhe kjo është ajo që dua unë, të luaj’, – ka thënë Suarez, i cili është përfolur për një kalim tek Arsenali ose Milani në merkaton e janarit.
‘Unë punoj që të luaj dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim’.