Drejtuesit e Interit sërish po mendojnë pistën Mateo Darmian, emri i të cilit lidhej ngushtë me një kalim në ‘Xhuzepe Meaca’ edhe gjatë merkatos së verës së kaluar. ‘Neroaxurrët’ nuk janë të kënaqur nga performanca e kroatit Shime Vrshaljko, i cili në shumicën e kohës ka qenë i lënduar, ndërsa e gjithë kjo bëri që ai të mungojë në disa nga ndeshjet e fundit.
They're still interested #mufc https://t.co/HO4eSI0D39
— Man United News (@ManUtdMEN) December 5, 2018
Gjatë verës Interi i kishte paguar 6.5 milion euro Atletiko Madridit për të marrë në huazim Vrshaljkon, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston klauzolë për blerjen e kartonit të tij pas përfundimt të këtij sezoni, gjithnjë nëse ‘zikaltërit’ do paguanin shumën prej 17.5 milion euro.
Inter, occhi puntati su Darmian: troppi guai fisici per Vrsaljko – Ultime Notizie Calcio – https://t.co/UEHUfXZAnm pic.twitter.com/6lp6OPubWn
— Ultime Notizie Calcio (@UNotizieCalcio) December 5, 2018
Interi edhe verën e kaluar ishte shumë pranë transferimit të Mateo Darmian, mirëpo atë kohë deri te realizimi i reprezentuesit italian nuk erdhi.
Drejtuesit e Interit homologëve të tyre të Mançester Junajtedit për shërbimet e Darmian në formë huazimi u kishin ofruar 4 milion euro, përfshirë këtu edhe një klauzolë në vlerë prej 17 milion euro, që do të ishte aktivizuar në fund të sezonit. Megjithatë kjo ofertë e ‘neroaxurrëve’ ishte refuzuar shumë shpejtë nga ana e ‘Djajve të Kuq’.