Muhamed Sejdini, u.d. president i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhje pune në “Shtëpinë e futbollit” priti kryetarët e komunave të Çairit, Visar Ganiu dhe Ohrit, Jovan Stojanoski.
Arsyeja është se këto komuna bashkë me FFM-në janë pjesë e projektit të ri infrastrukturor për rikonstruim dhe ndërtim të dy tribunave në stadiumet përkatëse në ‘Çair’ dhe ‘Biljanini Izvori’.
Udhëheqësit e FFM-së mbajtên mbledhje konstruktive në lidhje me projektin e përbashkët me dy komunat në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.
Numrat ‘një’ të komunave Çair dhe Ohër dhe u.d. presidenti i FFM-së u pajtuan rreth pyetjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e tribunave dhe konkluduan se bashkëpunimi në mes vetëqeverisjeve lokale dhe federatës patjetër të thellohet dhe të egzistojë interes i përbashkët kur është në pyetje zhvillimi i mëtejshëm i insfrastrukturës sportive.
‘Në Federatën e futbollit mendojmë në mënyrë pozitive dhe konstruktive. Prandaj këto projekte janë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës jo vetëm të stadiumeve, por edhe të avansojmë marrëdhëniet tona me komunat në vend me qëllim që në të ardhmen të bashkëpunojmë për projekte shumë më të mëdha. Patjetër të kuptojmë se infrastruktra është ajo që do të mbetet, besoj se ajo mënyrë e të menduarit dhe vepruarit në mënyrë të drejtë të kuptohet nga gjithë të kyçurit në këtë punë. Falënderoj dy kryetarët e komunave për besimin dhe shpresoj që marrëdhëniet tona t’i avansojmë në të ardhmen’, – deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.
Federata e futbollit të Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së dhe programit për zhvillim, paraprakisht morri leje të fillojë aktivitetet për rikonstruim dhe ndërtim të tribunave në stadiumet në “Çair” të Shkupit dhe “Biljanini Izvori” në Ohër.
Mjetet janë miratuar pas aplikimit paraprak me projekte ideore për dy stadiumet nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë.