Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë kanë sjellë surpriza të mëdha, pasi në këtë fazë janë eliminuar dy skuadrat favorite, Shkëndija dhe Rabotniçki, njofton ‘infOSport.mk’.
Që të dyja skuadrat u mundën edhe në ndeshjet e dyta, nga Pobeda, gjegjësisht Makedonija GJ.P.
Skuadra kampione e vendit, Shkëndija pas disfatës minimale (0:1) në ndeshjen e parë në Tetovë, sot në Manastir pësoi disfatë 2:0. Figurë qendrore te skuadra nga Prilepi ishte sulmuesi francez, Makota, i cili realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesë.
Makedonija GJ.P në ‘Telekom Arena’ shënoi fitore identike 1:0 sikurse në ndeshjen e parë, Akademia Pandevi mundi Korabin me rezultatin e thellë 6:1 në Dibër, duke u kualifikuar me plotë meritë për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 9:2, ndërsa Bellasica edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sileksit shënoi fitore 2:0, duke u kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira me rezultatin e përgjithshëm 4:0.
Kupa e Maqedonisë | ||
Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales | ||
Bellasica | 2 – 0 | Sileksi |
Korabi | 1 – 6 | A. Pandev |
Pobeda | 2 – 0 | Shkëndija |
Rabotniçki | 0 – 1 | Makedonija Gj.P |