Juve gati të harxhojë 70 mln euro për transferimin e parë të janarit!

Juventus është shumë afër që ta bëjë transferimin e parë për merkaton e janarit. Skuadra kampione e Italisë dëshiron që ta shtojë edhe një opsion në repartin e sulmit, ndaj tashmë në shënjestër ka vënë sulmuesin e Fiorentinës, Federiko Kiza, ndryshe djali i Enriko Kiezas.

Juventus ka kohë që po interesohet për talentin italian, andaj do të tentoj transferimin e tij që në muajin e parë të vitit 2019-të.

Megjithatë për të siguruar shërbimet e Federiko Kiezas, Juve do të duhet të paguajë plotë 70 mln euro, shumë kjo e vendosur nga ana e drejtuesve të Fiorentinës për shitjen e kartonit të tij.

 

Leave a Reply