Sezoni 2018/2019 në kuadër të Kupës së Maqedonisë do të ketë një mbret të ri, kjo pasi fituesi aktual, Shkëndija u eliminua që në fazën çerekfinale nga skuadra e Pobedës, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra nga Prilepi me dy golat e shënuar nga ana e francezit Makota, sot në Manastir mundi ekipin e Osmanit me rezultatin 2:0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:0 me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale.
Goli i parë i francezit Makota ndaj Shkëndijës
Goli i parë i francezit Makota ndaj ShkëndijësKUPA E MAQEDONISË, 1/4 E FINALES (ndeshja e kthimit)POBEDA – SHKËNDIJA 1:0(Y. Makota 23')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 5 декември 2018 г.
Golin e parë sulmuesi francez e realizoi në minutën e 23-të, kur mjaft mirë u gjind para zonës së ‘kuqezinjëve’ dhe me të djathtën e tij shënoi për 1:0, ndërsa golin e dytë dhe të tretin në përballjet ndaj Shkëndijës e realizoi në minutën e 57-të.
Shkendija eliminohet nga Kupa e Maqedonisë
Shkendija eliminohet nga Kupa e MaqedonisëNDESHJA E KTHIMIT E 1/4 SË FINALESPOBEDA – SHKËNDIJA 2:0(Y. Makota 57')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 5 декември 2018 г.
Rikujtojmë Makota kishte qenë autorë i golit të vetëm edhe në ndeshjen e parë në Tetovë, kur Pobeda kishte regjistruar fitore 1:0.
Përveç Pobedës që mban pozitën e parafundit në tabelë, për trofeun e Kupës së Maqedonisë do të luftojë edhe skuadra e fundit në renditje, Bellasica që me rezultatin e përgjitshëm 4:0 (dy fitore identike 2:0) eliminoi Sileksin, ndërsa gjithashtu në gjysmëfinale do të luajnë edhe Akademia Pandevi dhe Makedonija Gj.P.
Skuadra e dytë nga Strumica, Akademia Pandevi e kualifikuar në mesin e 4 skuadrave më të mira të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, eliminoi Korabin pasi edhe në ndeshjen e dytë mundi dibranët, kësaj rradhe me rezultatin 6:1 (ndeshja e parë ishte mbyllur 3:1 për A.Pandev), ndërsa udhëtuesi i fundit për në gjysmëfinale, Makedonija Gj.P falë golit të shënuar nga Hristijan Kirovski edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin identik 1:0 mundi Rabotniçkin.