Futbollisti i skuadrës ruse të Lokomotivës së Moskës, Aleksej Lomakin është gjetur i vdekur, kanë njoftuar nga ekipi rus.
“Jemi shokuar për shkak të tragjedisë detajet e së cilës po hetohen. Ngushëllime familjes dhe miqve”, thuhet në komunikatën e Lokomotivës.
Lajmi për zhdukjen e Lomakin është paraqitur me 30 nëntor. Nëna e tij ka lajmëruar në Polici se ai ka shkuar në stërvitje dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me të.
Lomakin ishte duke u kuruar nga një lëndim që kishte marrë gjatë muajit të kaluar.