Ivan Perishiç ka pranuar për ‘El Mundo Deportivo’ se dëshira e tij është që të luaj në Premierligën angleze. Kroati 29-vjeçar ka thënë se gjatë verës ka mundur të transferohej në rradhët e Mançester Junajtedit, mirëpo ishte trajneri Luçiano Spaleti i cili e kishte bindur që të mbetet në ‘Xhuzepe Meaca’.
‘Kisha ofertë nga Junajtedi dhe isha i vendosur të braktis Interin, mirëpo megjithate vendosa të mbetem. Spalleti më tha se këtu do të luaj një rol të rëndësishëm, kjo ishte arsyeja kryesore pse vendosa të mbetem në Itali. Në futboll detajet e vogla janë shumë të rëndësishme. Kampionati anglez është ëndërra ime. Në futboll gjithçka është e mundur, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Tani jam i fokusuar tek paraqitjet e mia me Interin. Shpresoj që fansat të më kuptojnë’ – ka thënë Perishiç.
Ivan Perišić: “It is true there was a proposal from Manchester United and I was about to leave Inter. I decided to stay because of Spalletti’s perseverance in making me play an important role."
ℹ️@DiMarzio pic.twitter.com/MtFTAXGb9p
— Trygve Røed (@TrygveRoeed) November 30, 2018