Boreci e ka mbyllur me fitore stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Lindje, duke mundur Tikveshin në ndeshjen e prapambetur me rezultatin minimal 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.
Golin e vetëm për skuadrën nga Velesi e realizoi Bojan Kolevski në minutën e 82-të, duke u konfirmuar njëherit edhe si goleadori i skuadrës së Borecit, që në këtë mënyrë e mbylli stinorin vjeshtorë me 8 pikë epërsi ndaj kundërshtarit të sotëm.
Super pritja e Burhan Mustafes ndaj Tikveshit
Super pritja e Burhan Mustafes ndaj Tikveshit. Portieri shqiptarë bëri një super pritje në minutën e 95-të duke i mohuar golin e barazimit skuadrës së Tikveshit.
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 декември 2018 г.
Tikveshi në minutën e fundit shtesë të takimit (96’) ishte shumë pranë barazimit, mirëpo një intervenim bravuroz i portierit shqiptarë në portën e Borecit, Burhan Mustafës i mohoi barazimin skuadrës nga Kavadari, që deri më sot mbante epitetin e skuadrës së pamposhtur në Konferencën e Lindjes.
Boreci në 14 xhiro ka tubuar 37 pikë, teksa Tikveshi 29 pikë, ndërsa më pas vijojnë Kozhuvi me 28, Kit Go me 26 dhe Bregallnica me 24 pikë.