Të dielën mbyll siparin stinori vjeshtor në LPFM, tërheq vëmendjen derbi lokal Renova-Shkëndija  

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 18-të dhe të fundit në kuadër të stinorit vjeshtorë, ku pavarësisht rezultateve, Shkëndija ka fituar epitetin e kampionit, epitet këtë të cilin skuadra tetovare do të tentojë ta sigurojë edhe në mbyllje të sezonit me 26 maj të vitit 2019-të, kur është paraparë të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të, njofton ‘infOSport.mk’.

Derbi ndeshja e kësaj jave zhvillohet në Strumicë, aty ku mejdanin do të ndajnë Akademia Pandevi dhe Vardari, ndërkohë në Tetovë në program do të jetë derbi lokal midis Renovës dhe Shkëndijës. Kjo ndeshje njëherit njihet edhe si ‘El Clasico’ shqiptare e Maqedonisë, ku Shkëndija do të kërkojë fitoren e parë ndaj rivalit lokal gjatë këtij edicioni, duke pasur parasysh se ndeshja e parë ishte mbyllur me barazimin 2:2.

Një ndeshje me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo në ‘Telekom Arena’, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shkupjane, Rabotniçki dhe FC Shkupi. Ndeshja e parë në Çair ishte mbyllur me barazim, ndërsa që të dyja skuadrat dëshirojnë që stinorin vjeshtorë ta mbyllin me një rezultat pozitiv, duke paralajmëruar një futboll shumë të luftuar dhe mbi të gjitha shumë cilësorë.

Dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të do të zhvillohen mes 4 skuadrave të fundit në renditje, që me shumë gjasa edhe në stinorin pranveror do të luftojnë për mbijetesë. Pobeda si vendas do të mirëpret Makedonija Gj.P, ndërkohë skuadra e fundit në tabelë, Sileksi do të jetë nikoqir i Bellasicës. Këto dy skuadra mes tyre do të takohen edhe me datë 5 dhjetor në kuadër të ndeshjes së kthimit të ¼ së finales.

LPFM – Java XVIII
A. Pandev 02.12. 13:00 Vardari
Pobeda 02.12. 13:00 Makedonija Gj.P
Rabotniçki 02.12. 13:00 Shkupi
Renova 02.12. 13:00 Shkëndija
Sileksi 02.12. 13:00 Bellasica

Leave a Reply