Demir Imeri e mbylli me ekipin finlandez PS Kemi

Demir Imeri ka mbyllur aventurën e tij me ekipin e PS Kemi në kampionatin finlandez, te e cila skuadër u transferua 6 muaj më parë nga rradhët e skuadrës shqiptare të Kamza, njofton ‘infOSport.mk’.

Ai tashmë është një futbollistë i lirë, ndërsa dëshira e tij është që të provojë veten sërish jashtë Maqedonisë. Me ekipin e PS Kemi, Imeri zhvilloi 12 nga gjithsej 13 ndeshje, ndërsa në një prononcim për portalin tonë ai bëri edhe krahasimin mes futbollit finlandez, atij në Maqedoni si dhe Shqipëri, tre vende ku edhe ka luajtur 23-vjeçari nga Kërçova gjatë karrierës së tij.

‘Në Findlandë futbolli është shumë më fizik se ai i Maqedonisë dhe Shqipërisë, te PS Kemi jam i kënaqur, sepse bënë krahasimin e një profesionalizmi shumë më të madh se ai Maqedonisë dhe Shqipërisë’ – tha Demir Imeri, i cili nuk e përjashton mundësinë që sërish të kthehet edhe në futbollin tonë vendor.

Rikujtojmë përveç Demir Imerit pjesë e PS Kemi në këto 6 muaj ishte edhe ish sulmuesi i FC Shkupit, Husein Demiri.

Leave a Reply