Renditja më e re e FIFA-s, Maqedonia nuk lëviz fare nga muaji i kaluar

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka lëvizuar fare në renditjen më të re të publikuar nga ana e FIFA-s, njofton ‘infOSport.mk’. Ashtu si edhe muajin e kaluar, ashtu edhe këtë muaj. ‘verdhekuqtë’ ndodhen në pozitën e 68-të me 1343 pikë të grumbulluara.

Në krye të renditjes mbetet Belgjika me 1727 pikë, një më shumë se Franca e vendit të dytë, teksa Brazili me 1676 pikë renditet në pozitën e tretë.

Pasojnë Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguai, Zvicra, Spanja dhe Danimarka, kombëtare këto që mbyllin TOP-10.

Maqedonia u paraqit me mjaft sukses në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kompeticionit më të ri nga ana e UEFA-s në nivel kombëtaresh, duke arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e ‘play-off’, si skuadra e parë e grupit 4 në Ligën ‘D’. Kësisoj Maqedonia siguroi një përballje me përfaqësuesen e Kosovës në marsin e vitit 2020, ndërkohë me 2 dhjetor ekipi i trajnerit Igor Angellovski do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020.

Leave a Reply