Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po vazhdon ngritjen e saj në renditjen e FIFA-s, njofton ‘infOSport.mk’.
Paraqitja e shkëlqyeshme e ‘dardanëve’ në kuadër të Ligës së Kombeve, duke ‘shkelur’ kundërshtarët e tyre në grupin ‘C’ të Ligës së Kombeve, e në veçanti gjatë muajit të fundit (nëntor), kur fillimisht mundi Maltën në transfertë me rezultatin 5:0 dhe më pas edhe Azerbejaxhanin (4:0) në Prishtinë, ka bërë që kjo përfaqësuese të ngjitet plotë 6 pozita.
Kështu për dallim nga muaji i kaluar, kur Kosova ndodhej në pozitën e 137-të, tashmë ndodhet në pozitën e 131-të me 1113 pikë.