FIFA – renditja, Shqipëria mbetet në pozitën e 60-të

Kombëtarja shqiptare njëjtë sikurse ajo e Maqedonisë, nuk ka bërë ndonjë lëvizje, qoftë ajo pozitive apo negative në renditjen më të re të FIFA-s, njofton ‘infOSport.mk’. Ashtu si edhe muajin e kaluar, edhe katë muaj ‘kuqezinjtë’ do ta kalojnë në pozitën e 60-të.

Shqipëria numëron 1372 pikë, një më shumë se Burkina Faso që renditet një pozitë më poshtë, ndërsa pas tyre nga kombëtaret e Ballkanit që renditen në TOP100, ndodhen edhe Slovenia (62) dhe Maqedonia (68).

Belgjika edhe përkundër disfatës së madhe ndj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve, vazhdon të qëndrojë e para në renditje me 1727 pikë, një më shumë se kampionët e Botës në fuqi të Francës që ndodhet në pozitën e dytë, ndërsa në mesin e TOP5 skuadrave më të mirë në Botë, bëjnë pjesë edhe Brazili (1676), Kroacia (1634) dhe Anglia (1631).

 

Leave a Reply