Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree” në Top Channel. Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, ku teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë, në Ditën e Pavarësisës, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biazit.
Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë Qëndrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biazi.
Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur pasi ai vetë personalisht nuk ka informacion.
Nëse këto fakte janë të vërteta, atëherë kjo shpjegon edhe arsyen pse De Biazit nuk i ndahet shpirti nga… Kombëtarja shqiptare.