Struga Trim Lum sërish fituese e Kupës Pavarësia

Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum për të dytin vit me rradhë ka fituar Kupën Pavarësia, që u mbajt në Korçë, njofton ‘infOSport.mk’. Është ky edicioni i 10-të i këtij turneu mbarëkombëtarë që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësis, e ku morrën pjesë edhe skuadrat si Otrant nga Mali i Zi, 2 Korriku nga Kosova dhe Skënderbeu i Shqipërisë.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim pa gola, që më pas përmes ruletit të penaltive fitues të dalë skuadra shqiptare nga Mali i Zi, pasi triumfoi me rezultatin 6:5.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysëmfinale Struga Trim Lum mundi skuadrën shumë herë kampione të Shqipërisë, Skënderbeun me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Agon Hajredini, ndërsa me po të njëjtin rezultat Struga Trim Lum triumfoi edhe në ndeshjen finale ndaj Otrantit, ndaj së cilës skuadër shënoi Altin Lloga.

Po nga ekipi fitues i Struga Trim Lum, u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i këtij turneu, Nijas Lena, ndërsa skuadra kosovare e 2 Korrikut u zgjodh si ekipi më “Fair Play”.

Leave a Reply