Shkëndija nuk fiton sërish A.Pandevin, FC Shkupi dhe Renova ndahen me barazim

Shkëndija edhe në ndeshjen e dytë të këtij sezoni nuk ka mundur Akademia Pandevin, njofton ‘infOSport.mk’. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë, sot skuadra kampione në fuqi u mund në Tetovë me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm për skuadrën mysafire ishte Mario Krstovski në minutën e 26-të.

FC Shkupi dhe Renova në Çair u ndanë me barazimin 1:1. Mysafirët nga Tetova avansuan gjatë pjesës së parë me anë të Bashkim Veliut, teksa golin e barazimit ‘bardhekaltërit’ e gjetën në pjesën e dytë me anë të Kristijan Stojkoskit.

Me barazim 1:1 u mbyll edhe ndeshja në Gjorçe Petrov midis Makedonija GJ.P dhe Sileksit, ndërkohë fitore pa shumë probleme shënuan Vardari dhe Rabotniçki.

Nënkampionët e vendit në stadiumin në Maxhari mundën Pobedën me rezultatin 3:0, ku një ndër golat realizoi Besar Iseni, ndërkohë Rabotniçki në Strumicë vazhdoi krizën e Bellasicës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 1:2.

LPFM, Java XVII
Bellasica 1 : 2 Rabotniçki
Makedonija GJ.P 1 : 1 Sileksi
Shkëndija 0 : 1 A. Pandev
Shkupi 1 : 1 Renova
Vardari 3 : 0 Pobeda

Leave a Reply