PSZH mund Liverpullin, Barcelona bashkë edhe me 4 skuadra tjera sigurojnë raundin e dytë

Paris Sen Zhermeni ka dalë fitues në derbin e mbrëmjes të Ligës së Kampionëve përballë Liverpullit, duke i’a vështirësuar punët skjuadrës finaliste të edicionit të kaluar, kur është në pyetje kalimi në raundin e dytë. E kur jemi këtu, sonte një gjë të tillë bënë Barcelona, Porto dhe Shalke 04 nga grupi ‘D’, si dhe dy skuadrat e grupit ‘A’, Atletiko Madridi dhe Borusia e Dortmundit, njofton ‘infOSport.mk’.

Këta të fundit barazuan pa gola në shtëpi, mirëpo janë të sigurtë së paku në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se Atletiko Madridi, që më herët mundi Monakon me rezultatin 2:0.

Porto falë fitores 3:1 ndaj Shalke 04 ka siguruar pozitën e parë në grupin ‘D’, aty ku në raundin e dytë do të luaj edhe skuadra gjermane, që edhe përkundër disfatës, që sonte ka siguruar pozitën e dytë, kjo edhe për shkak disfatës së Galatasarajit në Rusi ndaj Lokomotivës së Moskës.

Barcelona mundi PSV Ajndhovenin në grupin B, duke siguruar pozitën e parë, ndërsa për pozitën e dytë do të luftojnë Interi dhe Totenhami, dy skuadra këto që kanë nga 7 pikë. Totenhami sonte falë golit të shënuar nga Eriksen në minutën e 80-të mundi Interin, duke bërë që ndeshja e fundit ndaj Barcelonës në ‘Kamp Nou’ të vendos fatin e tyre.

Një fitore të madhe realizoi edhe Napoli në grupin e ashtuquajtur të vdekjes, grupin ‘C’, duke mundur Crvena Zvezdën në ‘San Paolo’, transmeton ‘infOSport.mk’.

Me këtë fitore ‘napolitanët’ me 9 pikë tashmë kryesojnë grupin, para PSZH-së, që me rezultatin 2:1 mundi Liverpullin në takimin kryesor të mbrëmjes, megjithatë fati i Napolit, por edhe i skuadrës finaliste të vitit të kaluar, Liverpullit do të vendoset vetëm në ndeshjen e fundit mes tyre që do të zhvillohet në ‘Enfilld Roud’ me datë 11 dhjetor.

Liga e Kampionëve, faza në grupe
Atl. Madrid 2 – 0 Monaco
Lok. Moscow 2 – 0 Galatasaray
Bor. Dortmund 0 – 0 Club Brugge
Napoli 3 – 1 Crvena zvezda
Porto 3 – 1 Schalke
PSG 2 – 1 Liverpool
PSV 1 – 2 Barcelona
Tottenham 1 – 0 Inter

 

Leave a Reply